12.5 C
Tirana
Wednesday, November 26, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDy teoritë shkencore se pse sipërmarrësit përmes pensionit në SIGAL INVEST duhet...

Dy teoritë shkencore se pse sipërmarrësit përmes pensionit në SIGAL INVEST duhet të motivojnë stafet e tyre

Kompanitë perëndimore e dinë prej dekadash se punonjësit besnikë dhe të talentuar duhen shpërblyer në fund të rrugës.

Në treg motivim punonjësish nuk shitet, por kompanitë largpamëse e krijojnë atë në bashkëpunim me produktet e tregut: pensioni privat, në SIGAL Invest, rasti më i mirë.

Teoritë e Maslow dhe Herzberg e theksojnë qartë rolin e sigurisë afatgjatë në mirëqenien profesionale.

Një nga mënyrat më të mençura, efikase dhe efiçiente, është investimi nga ana e kompanive private për pension privat te SIGAL Invest për punonjësit e tyre.

Studimet në psikologjinë organizative kanë provuar se kur punonjësi ndihet i mbështetur, rritet motivimi, produktiviteti dhe besnikëria.

Teoria e Mazlovit për hierarkinë e nevojave

Sipas Abraham Mazlov, punonjësi është i motivuar të ecë drejt niveleve më të larta të zhvillimit personal vetëm pasi ka siguruar nevojat bazë.

Një nga më të rëndësishmet sa i takon aspektit profesional është siguria afatgjatë.

Kjo përfshin sigurinë financiare, stabilitetin e punës dhe parashikueshmërinë e të ardhmes.

Kur këto nevoja plotësohen, punonjësi ka më shumë energji psikologjike për t’u përqendruar te rritja profesionale, krijimtaria dhe kontributi i qëndrueshëm në kompani.

Pensionet private, si një garanci për të ardhmen, vendosen pikërisht në këtë shtyllë të hierarkisë së Maslow, sepse heqin një kokëdhembje për një të ardhme të sigurt.

Teoria e higjienës dhe motivimit te Herzbergu 

Frederik Herzbergu bën një ndarje të faktorëve që krijojnë kënaqësi në punë nga ata që parandalojnë pakënaqësinë.

Siguria financiare dhe stabiliteti i së ardhmes konsiderohen faktorë higjienikë, të cilët, kur mungojnë, krijojnë ankth, pasiguri dhe largim nga puna.

Por kur këta faktorë plotësohen, në rastin kur kompania ofron pension privat, punonjësi përjeton një shtim të ndjeshëm të motivimit të brendshëm, duke u përqendruar më shumë te arritjet, performanca dhe besnikëria.

Në këtë mënyrë, kujdesi për sigurinë afatgjatë bëhet themel i klimës së shëndetshme organizative.

Çfarë përfitojnë vetë organizatat e biznesit? 

SIGAL Invest ofron një treg të sigurt, të qëndrueshëm dhe të besueshëm për këtë lloj investimi.

Kompanitë përfitojnë financiarisht përmes lehtësive tatimore dhe kursimeve fiskale.

Nga ana morale, rritet motivimi dhe lidhja emocionale e punonjësve me kompaninë.

Nga ana e imazhit, kujdesi për kapitalin njerëzor është një vlerë që shkëlqen gjithmonë dhe gjen vlerësim publik.

Largpamësia shpërblehet: SIGAL Invest kthen kontributet e sotme në siguri të prekshme për të nesërmen.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat