17.5 C
Tirana
Tuesday, April 15, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeDy aksidente në Tiranë, në aksidentin pranë Unazës së Madhe ka viktima

Dy aksidente në Tiranë, në aksidentin pranë Unazës së Madhe ka viktima

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Paskuqanit, në Unazën e Madhe të kryeqytetit. Një grua, për pasojë, humbi jetën. Një tjetër grua mbeti e plagosur.

Sipas informacionit zyrtar nga Policia e Tiranës, aksidenti ndodhi rreth orës 09:35 të paradites. Shtetasi R. Q., 35 vjeç, përplasi me automjet dy kalimtare, shtetaset L. S., e moshës 72-vjeçare dhe shtetasen H. M., 66-vjeçare. Dy zonjat dyshohet se në çastin e aksidentit po kalonin trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes, shtetasja L. S. humbi jetën, ndërsa shtetasja H. M. mbeti e plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Pak orë pas kësaj ngjarjeje, një drejtues mjeti humbi kontrollin e automjetit të tij në Qafë Kashar. Makina doli nga rruga dhe u përplas me barrierat mbrojtëse. Dëmet ishin vetëm materiale.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat