Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një automjet është përplasur me një kamion dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i makinës, një 31-vjeçar, si dhe është plagosur pasagjeri që udhëtonte me të.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar për në Polici, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërsa një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur po mëngjesin e sotëm, këtë herë në Durrës, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 22-vjeçar.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se 22-vjeçari ka humbur kontrollim mbi automjetin të cilin drejtonte dhe është përplasur me një trajler të parkuar.