Problemet e shëndetit të shkatuara nga problemet e zemrës këtë periudhë duket se jqanë shtuar. Lidhur me situatën në spitalet e vendit i ftuar në emisionin “Ditë e Re” ishte mjeku kardiolog Indrit Temali.
Gjatë bashkëbisedimit Temali shpjegoi se kush janë shkaktarët që kërkcënojnë zemrën tonë.
“Mbi 70 % e vdekjeve ndodhin për shkakë të problemeve me zemrës. Kequshqyerja përmes rritjes kryesisht të yndyrnave, diabeti, duhani, stresi si dhe shumë shkaktarë të tjerë që ndikojnë në rrezikun kardiovaskular. Duhani shkakton vdekje nga sëmundjet e zemrës, por edhe cigaret elektronike janë shumë problem për zemrën.
Ky rrezik përllogaritet nga moshat 35-40 vjeç. Personat mbi këtë moshë po shtohen personat me probleme me rrezik në zemër.
Por tashmë ky rrezik është zgjeruar më shumë duke përfshirë edhe persona të tjerë nën këtë moshë që shfaqin probleme me zemrën. Meshkujt janë më të predispozuar për të pësuar infrakt ”, u shpreh ndër të tjera mjeku kardiolog Indrit Temali.