19.5 C
Tirana
Thursday, December 4, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDritaret e vjetra të drurit dhe jo vetëm: Risqet e shumta të...

Dritaret e vjetra të drurit dhe jo vetëm: Risqet e shumta të godinave publike të vjetëruara dhe rëndësia e sigurimit të përgjegjësisë

Era e fortë dimërore, që po përplaset mbi grilat, dritaret dhe panxhuret e vjetra të drurit në godinat qeveritare në qendër të Tiranës rikujton një realitet të rëndësishëm: çdo strukturë e dobësuar mund të shkaktojë aksidente serioze.

Nëse një strukturë e tillë druri, e fiksuar mbi mantesha të vjetëruara nga koha, shkëputet nga dhjetra metra lartësi, energjia kinetike që ajo mund të marrë rrezikon jetën dhe shëndetin e kalimtarëve ose punonjësve të vetë institucioneve.

Nga 100 deri në 500 mijë euro mund të jetë fatura e institucioneve për zhdëmtimin e këtyre ngjarjeve të mundshme, që shpesh përfundojnë me fatalitete, me risk veçanërisht të lartë në godinat e vjetra, me struktura të vjetra, të mëdha e me fluks lëvizjesh.

I pallogaritshëm bëhet dëmi në reputacion të institucionit.

Rreziku në fjalë është vetëm një shembull i shumë kërcënimeve që mund të ekzistojnë në godinat publike. Të pafundme janë ngjarjet me risk, për të cilat insitucionet duhet të paramendojnë zgjidhjen pa bllokim financiar.

Zgjidhja ekziston: Sigurimi i përgjegjësisë publike në SIGAL INSURANCE GROUP 

Sigurimi i përgjegjësisë publike

Kostot mund të menaxhohen përmes sigurimit të përgjegjësisë publike dhe ky sigurim duhet bërë në SIGAL INSURANCE GROUP.

Sipas raportit zyrtar të AMF, vetëm për 10 muajt e parë të vitit 2025, SIGAL IG pagoi 93.29% të dëmeve në tregun e sigurimit të përgjegjësisë civile në Shqipëri.

Përkatësisht 8,836,000 Lekë ose rreth 93 mijë euro. Ndërsa, tregu total pagoi 99 mijë euro.

Ky instrument financiar mbulon dëmet ndaj jetës dhe shëndetit të njerëzve, ndaj palëve të treta përfshirë edhe lëndimet trupore; dëmet ndaj pronës së qytetarëve dhe humbjet financiare dhe dëmet ndaj mjedisit nga aksidentet industriale. Kostot ligjore, po ashtu.

Sigurimi shpëton institucionet nga shpenzime të paplanifikuara që mund të arrijnë 100,000 – 500,000 euro për një incident të vetëm.

Sipas ekspertëve të SIGAL Insurance Group, një institucion publik mund të sigurojë mbulim për dhjetë persona me limit mbulimi 5 milionë euro, duke paguar një prim vjetor prej vetëm 10,000 euro.

10 mijë euro prim vjetor për një institucion janë një peshë lehtësisht e përballueshme, jo vetëm në emër të përgjegjësisë publike ndaj të tretëve, por edhe në emër të mirëmenaxhimit të financave publike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat