Në lokalitetin Koria, në jug-perëndim të Spanjës, lumi është tejmbushur dhe shirat vazhdojnë.
Edhe pse rrugët janë përmbytur, autoritetet besojnë se më e keqja ka kaluar. Banorë të shumtë, të ndihmuar nga ekipet e emergjencës, kanë dalë për të pastruar rrugët.
Ndërkohë, moti i acartë në Gjermani, i shoqëruar nga shira të akullta, ka paralizuar transportet. Vetëm në aeroportin e Mynihut u anuluan 133 fluturime, duke lënë mijëra pasagjerë në tokë.
Edhe kryeqyteti i Suedisë, Stokholmi, është mbuluar nga shtresa e bardhë e borës së dendur.
I ftohti ka kufizuar lëvizjen e njerëzve, të cilët janë detyruar të zgjedhin mjetet personale dhe autobusët për të qarkulluar në rrugët e ngrira.
Asistenca Rrugore, SIGAL UNIQA AutoSOS
Teksa jemi në fundvit dhe lëvizjet e shqiptarëve me automjetet e tyre për të festuar në Ballkan apo Europë do të vijnë duke u shtuar, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon SIGAL UNIQA Group Austria ofron një mundësi ideale për të udhëtuar të qetë, pavarësisht problematikave që sjellin rrugët me dëborë apo ngrica. Pa shkaktuar panik dhe ankth.
Falë “SIGAL UNIQA AutoSOS”, shërbimi unik që sjell SIGAL UNIQA Group Austria, ju do të keni gjithmonë me vete një mekanik.
Për çdo problem me automjetin tuaj, në rajon dhe në Europë, mjafton një telefonatë dhe në pak minuta “SIGAL UNIQA AutoSOS” ju vjen në ndihmë menjëherë.
Ky shërbim vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit të SIGAL UNIQA me “EuropAssistance”, kompania lider në Europë që u shërben mbi 300 milionë klientëve.
Çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?
- Qendër Kontakti në Shqip, 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
- Shërbim karroatreci
- Riparim në vend
- Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
- Parkim
- Akomodimi në hotel
- Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit
Ky lloj shërbimi mundësohet për periudha 1 mujore ose 1-vjeçare, në varësi të nevojave të klientit.
Ndërsa SIGAL UNIQA Group Austria e ofron si shërbim më vete ose të kombinuar me siguracionet: Karton Jeshil; Policë Kufitare; Sigurimin TPL ose KASKO.
“Nga 1 janari 2023 shërbimi i asistencës rrugore do të jetë i pranishëm me mbulim territorin shqiptar. Pra, të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Të gjithë klientët tanë munden të blenë një police “Autosos” dhe për çfarëdo problem mund të kenë ne do ti mbulojmë edhe në territorin e Shqipërisë, edhe në territorin e Kosovës, edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut”, do të shprehej në një intervistë për Top News Drejtori i Sigurimeve Motorike në SIGAL UNIQA Group Austria, z. Besnik Çobaj.
Për më shumë informacion klikoni në:
Ose shkruani në:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: +355 68 606 2829
Rrugë të mbarë me “SIGAL UNIQA AUTOSOS”