-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDominojnë policat online/ Ukraina në luftë por siguracionet “TPL” dhe “Karton Jeshil”...

Dominojnë policat online/ Ukraina në luftë por siguracionet “TPL” dhe “Karton Jeshil” pësojnë rritje

Agjencia e Mbikqyrjes Financiare në Ukrainë raporton se, për periudhën janar-shtator 2023 janë lidhur mbi 5.7 milionë kontrata TPL, që është 9.3% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, ajo ende mbetet 15,7% më e ulët se në 9 muajt e parë të paraluftës 2021.

Primet e shkruara bruto kapën shifrën e 6.3 miliardë UAH, rreth 0.16 miliardë euro (+27.1% në vit dhe +19.7% krahasuar me 2021).

Ndërkohë, kompanitë e sigurimeve kanë paguar 92.5 mijë dëme (11.8% më shumë në vit dhe 26.6% më pak se në 9-mujori 2021) me një vlerë prej 2.7 miliardë UAH/ ose 0.06 miliardë euro (përkatësisht +36.1% dhe +5.1%).

Pesha e policave elektronike në numrin total të kontratave të TPL-së ishte 67.7%.

Gjatë 9-mujorit 2023, numri i kontratave të “Kartonit Jeshil” u rrit me 3.5%, duke arritur në 1.25 milionë. Megjithatë, krahasuar me periudhën janar-shtator2021, numri i kontratave të “Kartonit Jeshil” u rrit me 117%, gjë që u shkaktua nga evakuimi masiv i ukrainasve jashtë vendit, shumë prej tyre u larguan me makinat e tyre.

Primet e shkruara bruto arriti në 4 miliardë UAH (~ 0.10 miliardë euro).

Sa i përket dëmeve të “Kartonit Jeshil”, janë shlyer 10,740 kërkesa (+109%) në vlerë prej 33.1 milionë euro (+141.8%).

Për 9-mujorin 2023, numri i policave të “Kartonit Jeshil”, të lëshuara elektronikisht, arriti në 67% ose 0.84 milionë njësi.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat