8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDollari e mbyll javën me rënie, franga e palëkundshme në valutë

Dollari e mbyll javën me rënie, franga e palëkundshme në valutë

Dollari amerikan ka regjistruar rënie të ndjeshme nga dita e djeshme duke vijuar të humbasë pikë këtë jave teksa e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u blerë me 101.8 lekë dhe duke u shitur me 102.8 lekë.

Monedha europiane sakaq ka rikuperuar disi pikë por nuk e ka kaluar pragun e 113 lekë teksa vijo këtë të premte të blihet me 112.7 lekë dhe të shitet me 113.2 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ndërkaq edhe pse në rënie këtë mëngjes ka fituar pikë të konsiderueshme gjatë natës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 114 lekë dhe është shitur me 115 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik e ka mbyllur këtë javë në kuota konstante pa ndonjë lëvizje të ndjeshme duke u bletë këtë mëngjes me 127.2 lekë dhe duke u shitur me 128.5 klekë në raport me dje.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat