10.5 C
Tirana
Wednesday, December 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Doli nga laboratori”/ Hetimi i Kongresit amerikan mbi Covid-19: Jo virus natyral

“Doli nga laboratori”/ Hetimi i Kongresit amerikan mbi Covid-19: Jo virus natyral

Covid-19 ka të ngjarë ta ketë origjinën nga një laborator në Wuhan të Kinës.

Në këtë përfundim ka dalë një komision i Kongresit amerikan në përfundimin e një hetimi dyvjeçar mbi pandeminë e koronavirusit.

Jo vetëm kaq. Sipas raportit përfundimtar prej 520 faqesh, karantinat e distancimi social dhe përdorimi i maskave nuk mbështeten aspak nga të dhënat shkencore. Në përkrahje të teorisë së rrjedhjes laboratorike, komisioni thekson se virusi paraqet një karakteristikë biologjike që nuk gjendet në natyrë.

“Bazuar në të gjitha standardet e shkencës, nëse do të kishte prova për origjinën natyrore, ato do të ishin shfaqur tashmë,” theksohet në raport.

Për më tepër, laboratori kryesor i kërkimit të SARS në Kinë ndodhet në Wuhan, i cili ka një histori kërkimi në nivele joadekuate të biosigurisë, ndërsa studiuesit në laborator raportohet se u sëmurën me një virus të ngjashëm në vjeshtën e 2019, disa muaj përpara se të zbulohej ekzistenca e  Covid-19. Dhe kjo sipas tyre ushqeu thashethemet se fillesat pandemia i pati në një treg të njohur për shitjen e mishit, peshkut, dhe kafshëve ekzotike në kushte josanitare.

Raporti del gjithashtu në përfundimin se distancimi social nuk u bazua në shkencë.

Gjatë dëshmisë me dyer të mbyllura, imunologu amerikan Anthony Fauci – shumë i kritikuar për trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga qeveria – thuhet të jetë shprehur se se udhëzimi do të dukej kështu, por për këtë nuk kishte një justifikim të vërtetë.

Komisioni nuk gjeti asnjë provë përfundimtare se përdorimi i maskave i ka mbrojtur amerikanet nga Covid-19.

Covid shkaktoi miliona vdekje në mbarë botën ndërsa ka lënë pasoja shëndetësore te miliona të tjerë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat