Sigurimi nga Aksidentet në SIGAL është një mbrojtje e shkëlqyer, që mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme të mundshme.
Mirëpo për të siguruar në kohë rekord shumën e dëmshpërblimit, që në SIGAL INSURANCE GROUP, si kohë pritjeje është më e shkurtra në kontinent sapo dorëzohet i plotë dokumentacioni, duhet të kemi të qartë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në rast aksidentesh personale:
- Njoftimi i ngjarjes së siguruar, përshkrim i detajuar i ngjarjes, rrethanave dhe pasojave
- Formulari “Kërkesë për dëmshpërblim”, që duhet shoqëruar me kopjen e kontratës, dokumentet origjinale mjekësore dhe raportet e paaftësisë përkatëse
Kujdes! Në rast humbjeje jete, nga siguruesi do të kërkohen gjithashtu si dokumente:
- Raporti mjekësor me shkaqet e vdekjes
- Certifikata dhe skeda e vdekjes
- Dëshmi ligjore e trashëgimisë
Dokumentacioni i plotë siguron një proces të shpejtë dhe të sigurt dëmshpërblimi. Në SIGAL ky proces ndodh në kohë rekord, sigurohu që në rast dëmi të kesh sa më parë dokumentacionin e plotë