11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDogana e Qafë Thanës, mbërrijnë ukrainasit e parë në Shqipëri

Dogana e Qafë Thanës, mbërrijnë ukrainasit e parë në Shqipëri

Ndonëse mijëra kilometra larg vendit të konfliktit ushtarak në Ukrainë, qytetarët e këtij vendi nuk kanë nguruar që pas nisjes se luftës nga Rusia, të mbërrijnë deri në Shqipëri, nëpërmjet rrugëve tokësore.

Janë 20 shtetasit e Ukrainës që janë futur në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare tokësore të Qafë Thanësa.

Policia Kufitare konfirmon se ukrainasit e ardhur deri me tani nuk kanë kërkuar ndihmë as për strehim dhe as për akomodim, dhe mendohet se shtetasit ukrainas mund të kenë apartamente në bregdetin shqiptar.

Policia është orientuar që nëse shtetas të Ukrainës do të kërkojnë ndihmë për strehim dhe akomodim, duhet t’i shoqërojnë në qendrën përkatëse pritëse.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë (UNHCR), sulmi mbarëkombëtar ka çuar që rreth 680 mijë ukrainas të largohen në vendet fqinje, kryesisht në Poloni, Moldavi dhe Rumani, shifër e cila sipas OKB-së është “jashtëzakonisht shqetësuese”.

Vlerësohet se rreth gjysma e refugjatëve kanë kaluar në Poloni, rreth 100 mijë në Hungari, pothuajse 60 mijë në Moldavi, rreth 50 mijë në Sllovaki dhe rreth 40 mijë në Rumani.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat