Djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, Denion Meidani është emëruar ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Meidanit dhe lirimin nga detyra të ambasadorit Fatos Reka.
“Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive jo vetëm që institucionalizuan më tej marrëdhëniet tona, por gjithashtu kanë dhe do të vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë. Bashkëpunimin duhet ta konsiderojmë si një histori suksesi. Me vizion dhe kurajo, ne bashkërisht ndërmarrim reforma të rëndësishme. Bashkëpunimi rajonal do të jetë prioriteti im kryesor. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona shërbejnë si shembull i bashkëpunimit në rajon dhe unë zotoj se do të përpiqem për avancimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve”, tha ai.