6.5 C
Tirana
Sunday, December 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Ditë dimri na presin"! Çfarë paralajmëron meterologia

“Ditë dimri na presin”! Çfarë paralajmëron meterologia

Mbrëmja e sotme dhe nga nesër deri të shtunën do të ketë reshje shiu, ndërsa nga fillimi i javës tjetër do të ulen temperaturat derri në minus 5 gradë.

Paralajmërimi u bë në A2 nga meteorologia Tanja Porja.

Janë zbutur kushtet e motit shtohen vranësirat. Gjatë mbrëmjes dhe natës presim reshje në veri dhe nga nesër reshjet zbresin drejt qendrës e jugut. Reshjet do të vijojnë deri mesditën e së shtunës. Temperaturat të premten do të jenë 0-16 gradë. Rrebeshe afatshkurtra. Reshjet e dëborës do të lokalizohen në 900 metra lartësi. E shtuna sjell rënie të theksuar të temperaturave. Reshje dëbore në zonën lindore. Përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit të shtunën deri të dielën. Fundjava mjaft e ftohtë. Temperatura tipike të dimrit gjatë fundjavës termometri zbret në minus 5 gradë”.

Mbrëmja e sotme dhe nga nesër deri të shtunën do të ketë reshje shiu, ndërsa nga fillimi i javës tjetër do të ulen temperaturat derri në – 5 gradë.

Por ditët e dimrit, sipas meteorologes, do të jenë në fillim të javës tjetër që përkon edhe me krishtlindjet.

Temperatura tipike të dimrit gjatë fundjavës.

E hëna, e marta dhe më pak e mërkura sjellin ditë të vërteta dimri. Reshje shiu në zonat e ulëta dhe bregdet. Reshje bore në zonat malore. Të hënën e të martën rrezikohet edhe zona e ulët nga reshjet e dëborës. Java tjetër shi e dëborë”, paralajmëroi Porja.

LEXO EDHE: “Udhëtoni të sigurt këtë dimër”/ Jareci shpjegon çfarë është “AutoSOS”, shërbimi unik i SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat