Dita e sotme ka nisur e ngrohtë me alternime kthjellime dhe vranësirash, por në mesnatë nisin rrebeshet që do të vijojnë edhe në 24 orët vijuese.
“Temperaturat do të rriten me dy gradë, në mëngjes dhe mesditë kur pritet maksimumi 27 gradë. Vranësira shtohen në veri dhe zonat qëndrore më pas në të gjithë territorin, paradite nuk ka reshje pjesa e parë e ditës diell. Era e lehtë e mesatare. Ndërsa në mesnatë presim rrebeshe afatshkurtra në veriperëndim dhe jugperëndim dhe më të pakta në pjesën qëndrore të Shqipërisë gjatë natës. Kthjellime të shkurtra e vranësira”, tha Tanja Porja në A2.
Sipas saj temperaturat do të rriten me dy gradë, ndërsa maksimumi i tyre pritet të jetë 27 gradë.
“Termometri minimal shënoi 8 gradë në verilindje në Kolonjë e Devoll. Pjesa tjetër luhatet në 12-13 gradë celsius. Pas mesditës kemi fuqizim të vranësirave në mesnatë e vijim presim reshje dhe në 24 orët vijuese do të ketë në të gjithë territorin. Në Qarkun e Beratit pritet mbi 27 gradë celsius”.
Edhe veriu i Ballkanit dhe kryesisht Bosnje Hercegovina do të përfshihen sërish nga stuhitë e përmbytjet.
“Rrebeshe intensive në veri të Ballkanit, Slloveni, Kroaci e Bosnjë priten stuhi e përmbytje”.