10.5 C
Tirana
Thursday, November 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDita Ndërkombëtare e Diabetit, miliona të prekur në mbarë botën/ Rëndësia e...

Dita Ndërkombëtare e Diabetit, miliona të prekur në mbarë botën/ Rëndësia e kontrolleve në parandalim

Në kalendarin e ngjarjeve të shënuara të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sot është Dita Botërore e Diabetit.

Në nivel global, rreth 422 milionë të rritur jetonin me diabet në vitin 2014, krahasuar me 108 milionë në vitin 1980.

Prevalenca globale e diabetit është pothuajse dyfishuar që nga viti 1980, duke u rritur nga 4.7% në 8.5% në popullatën e rritur. Kjo pasqyron një rritje të faktorëve të rrezikut të lidhura me mbipeshën ose obezitetin.

Gjatë dekadës së fundit, prevalenca e diabetit është rritur më shpejt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme sesa në vendet me të ardhura të larta.

SHIFRA TË FRIKSHME

Sipas vlerësimeve të publikuara kohët e fundit, deri në vitin 2050 në mbarë botën do të jenë më shumë se 1,3 miliardë njerëz me diabet. Dhe diabeti me komplikacionet e tij është një sëmundje që vështirëson jetën, ka një shkallë të lartë vdekshmërie dhe përkeqëson shumë sëmundje të tjera.

Nga ana tjetër, shpenzimet shëndetësore globale të lidhura me diabetin vlerësohet të rriten në 1054 miliardë dollarë deri në vitin 2045. Shifra këto që do të rrënonin çdo sistem shëndetësor. Për më tepër, parashikohet që deri në vitin 2045, 3 në 4 nga të rriturit me diabet, do jenë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme (ku përfshihet dhe Shqipëria) dhe aktualisht, vetëm 10% e njerëzve me diabet në këto vende marrin kujdesin e duhur bazuar në udhëzimet për diabetin.

Diabeti është shkaku kryesor i verbërisë, dëmtimit të veshkave, goditjes në zemër, goditjes në tru dhe amputimit të gjymtyrëve të poshtme.

Ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe shmangia e përdorimit të duhanit mund të parandalojnë ose vonojnë diabetin e tipit 2.

Përveç kësaj, diabeti mund të trajtohet dhe pasojat e tij të shmangen ose të vonohen me mjekim, kontroll të rregullt dhe trajtim për komplikime.

“Diabeti dhe mirëqenia” është tema e Ditës Botërore të Diabetit për dy vitet ne vazhdim. Me aksesin e duhur në kujdesin ndaj diabetit dhe mbështetjen për mirëqenien e tyre, të gjithë personat me diabet kanë mundësinë të jetojnë mirë.

Diabeti është një sëmundje kronike, e cila shfaqet kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën që prodhon. Kjo çon në një përqendrim të shtuar të glukozës në gjak (hiperglicemia).

Diabeti i tipit 1 (i njohur më parë si diabeti i varur nga insulina ose diabeti i fëmijërisë) karakterizohet nga mungesa e prodhimit të insulinës.

Diabeti i tipit 2 (i quajtur më parë diabeti jo i varur nga insulina ose diabeti i të rriturve) shkaktohet nga përdorimi joefektiv i trupit të insulinës. Shpesh rezulton nga pesha e tepërt trupore dhe pasiviteti fizik.

Diabeti gestacional është hiperglicemia që shfaqet për herë të parë gjatë shtatzënisë.

PARANDALIMI

Në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, gjejmë rastin t’ju kujtojë rëndësinë e parandalimit dhe menaxhimit të kësaj sëmundjeje përmes kontrolleve të rregullta dhe stilit të shëndetshëm të jetesës.

Kujdesi ndaj vetes dhe sigurimi i mbështetjes së duhur shëndetësore janë çelësi për një të ardhme më të qetë dhe të bukur!

Mësoni KËTU gjithçka ofron SIGAL UNIQA në Sigurimet e Shëndetit.

LEXO EDHEPse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA

Për çdo pyetje apo paqartësi shkruani në:

e-mail: [email protected]

Whatapp: 0686062829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat