Mesdheu vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës duke mbajtur mot të paqëndrueshëm.
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu lokale pasdite në veri dhe verilindje.
Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 10-15 /msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 14/26°C
– Zonat e ulëta 16/32°C
– Zonat bregdetare 18/30°C