143 milionë ditë pune dhe 490 miliardë euro humbje në vit është kostoja që paguan ekonomia e BE-së për aksidentet dhe shëndetin e keq në punë.
Punëtorët humbasin afërsisht 270 milionë euro nga aksidentet dhe 160 milionë euro nga sëmundjet në vendin e punës.
Më 28 prill, në Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, vihet në fokus rëndësia e parandalimit të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale.
Në Shqipëri, ndërtimi është një nga industritë më të zhvilluara dhe punëdhënëset kryesore.
Bashkë me këtë zhvillim vjen edhe rreziku i lartë i aksidenteve, të cilat shpesh sjellin pasoja të rënda shëndetësore dhe financiare për punëtorët dhe familjet e tyre.
Dëmi i shkaktuar nuk është vetëm fizik, por edhe ekonomik, duke rënduar ndjeshëm mbi buxhetet familjare.
Një zgjidhje për të përballuar këto rreziqe është sigurimi vullnetar nga aksidentet në punë.
Kjo do të lehtësonte barrën financiare të të aksidentuarve dhe familjeve të tyre, duke e kaluar atë te kompanitë e sigurimeve.
SUPER OFERTA E SIGAL
Gjatë muajit maj, SIGAL ofron një ofertë speciale me 50% ulje, e cila përfshin: dëmshpërblim financiar në rast fataliteti ose invaliditeti, opinion të dytë mjekësor nga spitalet më të mira në SHBA dhe Evropë, si dhe zbritje në shërbimet mjekësore në klinika dhe spitale private.
Kjo mbrojtje jepet me një prim të vogël sigurimi, krahasuar me përfitimet që marrin punëtorët ose familjarët në rast aksidenti apo humbjeje jete.
Për më shumë informacion, mund të kontaktoni në 0800 31 31, përmes Whatsapp në 0686062829 ose në faqen zyrtare Sigal.com.al.