Numri i madh i aksidenteve që ndodhin dhe rritja e çmimeve të pjesëve të këmbimit dhe punës janë faktorët kryesorë për rritjen e çmimeve të sigurimeve motorike, sipas drejtuesit të dëmeve motorike në Walaa Cooperative Insurance.
Numri i aksidenteve është rritur gjatë nëntë muajve të fundit të këtij viti me më shumë se 25% krahasuar me të njëjtën periudhë korresponduese në vitin 2021 në Arabine Saudite.
Arsye të tjera për nivelet aktuale të çmimeve të sigurimeve, përfshijnë koston e lartë të shërbimeve mbështetëse si dhe mashtrimet pas disa aksidenteve dhe rastet e vlerësimeve të dëmeve.
Aktualisht, përqindja e automjeteve që janë të siguruara në mbretëri nuk kalon 51%.