11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDinjiteti i pensionistëve, te gjysma e gjelit

Dinjiteti i pensionistëve, te gjysma e gjelit

Nga OREST FLOKU

U gëzua gjyshja. Më mori në telefon për të më thënë se do t’i jepnin shpërblim për festat e fundvitit. Plot 5000 lekë më tha, ishte entuziaste dhe më premtoi se 1000 lekë do t’i kursente për mua!

Po pjesën tjetër? -pyeta.

Me pjesën tjetër do të blej gjelin e Vitit të Ri, këtë herë nuk do ta harxhoj djalin. Që kur kam dalë në pension nuk kam blerë dot asnjë gjë për tavolinën, e ndiej veten si të tepërt.

Buzëqesha, nuk doja t’ia prishja entuziazmin, por vazhdova me pyetjet.

Sa kg peshon një gjel deti? – pyeta sërish.

Po ja, ai mesatari shkon rreth 5 kg, – më tha.

Dhe sa kushton 1 kg gjel deti? – e ngacmova.

Lere mos e pyet, 1200 lekë, – më tha.

Po në total kushton 6000 lekë!…

Aty u mërzit dhe më tha një fjalë që s’do ta harroj kurrë: “Pleqëria është hall or djalë, djalin më shumë e shpenzoj se sa e gëzoj. Në djall me gjithë pensionin që më japin.

E solla këtë histori personale për të ngritur një shqetësim.

Dhe për sa kohë do ta bëjmë moshën e tretë, gjyshërit dhe gjyshet tona të ndihen sikur po i bien në qafë fëmijëve të tyre?

Pensioni mesatar në Shqipëri është 18,794 lekë në muaj, i mjaftueshëm që në rastin kur nuk të ndihmojnë të afërmit, të jetosh një jetë në ekstremet e varfërisë.

Për disa nuk del as për ilaçet, e për disa të tjerë, nëse blejnë ilaçet mund t’u mbeten disa qindarka.

Rasti nuk i ngjan rastit sigurisht.

Më pas vjen shpërblimi, një herë në vit. Nuk po cekim anën ekonomike të shtetit shqiptar, mundësinë apo pamundësinë që ka për të rritur pensionet, por shpesh harrohet një detaj thelbësor, dinjiteti i moshës së tretë.

Pas një jete të gjatë të ngarkuar me punë, me sakrifica dhe mundime, koha e pensionit duhet të jetë pushimi i tyre dinjitoz.

Por në një shoqëri kapitaliste, ku dinjiteti lidhet edhe me paranë, sa dinjitet kanë pensionistët shqiptarë?!

Kur pensioni i tyre vlen sa për ilaçet mujore, sepse për të mbushur shportën është e pamundur. Kur mendojnë se te fëmijët janë një barrë e shtuar. Kur kanë punuar mbi 40 vite dhe nuk përfitojnë pension as sa rroga minimale.

Detyrimi i shoqërisë ndaj kësaj shtrese nuk është thjesht monetare, por edhe morale.

Gjyshërve tanë u detyrohemi së pari dinjitetin që sot ua kemi “vlerësuar” sa gjeli i detit.

LEXO EDHE: Dy pensione në pleqëri dhe më pak tatim mbi të ardhurat nga paga? Ejani në “SIGAL PENSION”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat