8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDimër në mars/ Dëbora “pushton” veriun dhe juglindjen

Dimër në mars/ Dëbora “pushton” veriun dhe juglindjen

Ditët e ngrohta të fillim marsit nuk zgjatën dhe reshjet e dëborës u rikthyen në juglindje në lartësitë mbi 1 mijë metër.

Në Dardhë trashësia e dëborës shkon deri në 5 centimetra, por rruga drejt fshatit turistik është e hapur dhe e qarkullueshme normalisht.

Kjo ishte pamja e fshatit turistik të Dardhës mëngjesin e kësaj të marte.

E njëjta pamje edhe në qarkun e Dibrës, ku dëbora ka zbardhur sërish qytetin e Peshkopisë. Në zonat e thella trashësia shkon deri në 15 centimetra. Megjithatë rrugët janë të gjitha të lira dhe nuk janë shfaqur probleme.

Edhe lartësitë e Shkodrës u përfshinë nga reshje dëbore. ARRSH njofton se akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë dhe Bogë-Theth kanë prani dëbore.

Kompanitë kontraktore vijojnë punën për të mbajtur të hapura rrugët kombëtare ku deri tani nuk ka probleme.

ARRSH rekomandon përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin goma dimri.

LEXO EDHE: Top News: Me KASKO dhe “AutoSOS” nga SIGAL UNIQA, makina juaj e mbrojtur në Shqipëri dhe Europë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat