Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në Allias të Tiranës.
Dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme për shkaqe xhelozie.
Nga zjarri fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj zjarrëvënie dhe identifikimin e autorit.