5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDigjet magazina me 350 tonë mollë, kryebashkiaku i Pogradecit: Nuk ishte i...

Digjet magazina me 350 tonë mollë, kryebashkiaku i Pogradecit: Nuk ishte i siguruar

Zjarri në magazinën në fshatin Petrushë në Pogradec, ka shkaktuar 350 tonë mollë të djegura.

Haki Hyko, pronari i magazinës, i tronditur për shkak të humbjeve të konsiderueshme nuk ka pranuar të flasë për mediat, ndërsa akuzon zjarrfikëset se kanë mbërritur me vonesë.

Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli tha se pronari nuk ka plotësuar kushtet e sigurisë, ndërsa shtoi se magazina që shërbente si pikë grumbullimi, nuk ka qenë e siguruar.

“Sipas të dhënave paraprake , megjithëse kërkon një ekspertizë sipas banorëve, mendohet  se një shkëndijë elektrike ka shkaktuara  flakët nga  krahu përpara magazinës. Grupi i punës pas shuarjes se zjarrit do të japë verdiktin saktë. Vetë pronari i këtij objekti nuk ka siguruar magazinën. Bashkë  me prefektin, grupin e  emergjencave do të bëjmë një relacion, do të bisedojmë me Ministrinë e Bujqësisë, ASHBR sepse rasti në fjalë ka të bëjë  me një pikë grumbullimi.”, është shprehur Xhakolli.

Ne vijmë nga një mendësi shumë e keqe nga e kaluara, që shteti është përgjegjës për gjithçka: edhe për biznesin, edhe për jetën, edhe për shtëpinë, edhe për shkollën. Shteti sigurisht që ka përgjegjësitë e tij, por, nga ana tjetër, ai duhet të luajë vetëm rolin e rregullatorit, duke patur kështu detyrimin ligjor të ndërtojë bazën e domosdoshme dhe ligjet për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, të mbrojë interesat e qytetarëve të siguruar dhe të pasiguruar, të dëmtuar e të prodhojë bazën ligjore të funksionimit të tregut dhe mbrojtjes financiare të qytetarëve.

Të gjitha ngjarjet e ndodhura në tokë, në ajër dhe në det si zjarret, shpërthimet e bombolave të gazit, përmbytjet, aksidentet, shembjet e dherave etj në shumicën e rasteve janë të pambuluara financiarisht. E pra, kjo e bën të domosdoshëm zhvillimin e kulturës dhe legjislacionit për sigurimet.

Ndodh një zjarr, tërmet apo përmbytje dhe me mijëra familje mbeten në qiell të hapur, pa asnjë mundësi për të rindërtuar nga e para banesat apo bizneset e tyre.

Siguracion s’kanë, gjendja ekonomike nuk i lejon të rikthehen në gjendjen fillestare, dhe kështu familja apo biznesi mbetet i rrënuar për gjithë jetën.

Nëse nuk jeni të siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun real që të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme që mund të vijë nga ngjarje të paparashikuara.

Sigurimi i Pronës

SIGAL UNIQA Group Austria ofron këtë sigurim për: pasurinë e paluajtshme, e cila përfshin (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik,lëndë e parë, mallrat etj).

Çfarë rreziqesh mbulohen?

SIGAL UNIQA ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e:

Zjarrit, rrufesë, shpërthimit, përplasjes ose rënies së një avioni dhe pjesëve ose ngarkesës së tij, përmbytjeve, stuhive, vjedhjeve etj.

– Sigurimi nga Ndërprerja e Biznesit

Sigurimi i biznesit është për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit. Nëpërmjet këtij produkti, SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtesë të tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse.

Në rastet e dëmtimit të pasurisë, Ju duhet të përballoni edhe pasojat që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike: mungesa e të ardhurave dhe qarkullimit të parasë. Për këtë qëllim, SIGAL UNIQA ofron të gjitha mundësitë për vazhdimin e qetë të punës tuaj.

PAVARËSIA QË TË FALIN SIGURACIONET

Siguracionet e bëjnë qytetarit të pavarur, me personalitet dhe të mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.

Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar automjetin, pronën, shëndetin etj dhe për çdo paraqitet menjëherë atje dhe nuk ka nevojë të dijë as kush është partia në pushtet, kush është kryeministri, kush është ministri apo kryetari i bashkisë që të shkojë e të qëndrojë para zyrave të tyre për ndihmë.

Sigurimet e bëjnë një qytetar të pavarur ndaj dhe atij nuk i intereson asgjë tjetër veçse kompania ku është siguruar.

Ai nuk ka nevojë të sorollatet zyrave të shtetit për kompensim, siç ndodh rëndom në Shqipëri, por gjithçka ia kompenson kompania e sigurimit konform kontratës që kanë lidhur palët.

Edhe ne, shqiptarët, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë.

Por përse Prona juaj i duhet besuar SIGAL-it?

Si asnjë kompani tjetër, SIGAL UNIQA dëmshpërbleu në një kohë rekord qindra familje dhe biznese që u prekën nga tërmetet e vitit 2019 në një shumë që i kalon 16 milionë eurot.

Vitin e shkuar, vetëm për Sigurimin nga Zjarri, SIGAL UNIQA ka paguar te klientët e saj mbi 3 miliardë lekë dëmshpërblime, ndërkohë, vetëm gjatë këtij 6-mujorit të parë të këtij viti, vetëm për Sigurimin nga Zjarri, SIGAL ka paguar te klientët e saj mbi 700 mijë euro dëmshpërblime.

Në mbi 23 vite të ekzistencës së saj në tregun e sigurimeve, nën moton “sigurimi nuk është biznes, por përgjegjësi”, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj.

Pa harruar rikthimin në gjendjen e mëparshme të dy institucioneve të rëndësishme kulturore në vend, Teatri “Skampa në Elbasan” dhe Kinema “Millenium” në Korçë, të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri.

Burimi AMF

BLI ONLINE SIGURIMIN E PRONËS

Siguracionin e Shtëpisë tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kohë, dhe para.

Hyni në https://sigal.com.al/online/pasuri dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHEPagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat