Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar në magazinat e fabrikës së miellit në Laç është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha duke shkrumbuar sasi të medha mielli, misër dhe nënprodukte.
Sipas pronarit të fabrikës, Tonin Loci, shkak i rënjes së zjarrit është një shkendije elektrike, ndërsa objekti është i pajisur me kamera sigurie, ç’ka mund të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e plot të rënjes së zjarrit.
Sipas tij, dëmi i shkaktuar kap vlerën e 40 mijë eurove.
“Mbrëmë në orën 11 të darkës, këtu më ka ra zjarr nëpërmjet korrentit, sepse unë kam kamerat. Me thënë të drejtën kur erdha këtu, erdha shpejt, nuk kishim asnjë lloj mundësie. Hapa kamerat dhe flakët nisën nga korrenti.
Brenda është djegur çdo gjë, mall dhe makineri. Unë nuk kam bërë një shumë, por besoj mbi 30-40 mijë euro dëm”, tha ndër të tjera ai për mediat.
LEXO EDHE: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës
SIGURIMI I BIZNESIT
Sigurimi i biznesit është tepër i rëndesishëm. Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun real që të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj.
Sigurimi i biznesit ofron mbrojtje financiare për bizneset në rast të dëmtimit ose humbjes së pronës së tyre nga zjarri, përfshirë ndërtesat, pajisjet, inventarin dhe asetet e tjera.
Çfarë duhet të sigurojë një biznes?
Sigurimi i pronës
Sigurimi i pronës së biznesit, i njohur gjithashtu si sigurimi i pronës komerciale, mbron pronat e një kompanie dhe asetet fizike kundër dëmtimit për shkak të zjarrit, apo rreziqeve të tjera si tërmeti, përmbytja, vjedhja, etj.
Ky lloj sigurimi biznesi ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke mbuluar kostot e riparimerve, apo të zëvendësimit të aseteve të biznesit tuaj.
Sigurimi i makinerive
Polica e sigurimit të makinerive mbron biznesin tuaj nga kostot e larta të riparimit në rast defektesh të rënda, apo dëmtimi, si dhe ju mbron në rast se jeni të detyruar të ndërprisni aktivitetin tuaj për një periudhë kohe, në pritje të riparimit.
Sigurimi nga aksidentet për punonjësit
Sigurimi nga aksidentet për punonjësit ju mbron nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve që ndodhin si pasojë e natyrës së punës së tyre.
Një policë e tillë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësim, dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale, si dhe shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar.
Sigurimi nga aksidentet për punonjësit vlen kryesisht për bizneset, veprimtaria e të cilëve është me rrezikshmëri të lartë.
Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri ofrojnë të gjitha sigurimet e nevojshme për çdo sipërmarrje tuajën dhe vë në dispozicion ekspertizë profesionale për të vlerësuar në mënyrë të efektshme rreziqet, duke ju mundësuar mbulimin më të përshtatshëm për bizinesin tuaj.
Ndaj mos e lini biznesin tuaj pa siguracionet e nevojshme.
Merrni një ofertë tani duke shkruar në:
Whatsapp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]
LEXO EDHE: Më të mirët në treg/ SIGAL UNIQA, kompania më e besuar edhe për Sigurimin e Pasurisë