14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDigjet fabrika e bojërave në autostradën Tiranë-Durrës/ Pse Sigurimi i Biznesit është...

Digjet fabrika e bojërave në autostradën Tiranë-Durrës/ Pse Sigurimi i Biznesit është jetik

Digjet nga flakët një fabrikë bojërash në Maminas. Zjarri ra brenda ambienteve të fabrikes rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme.

Forcat zjarrfikëse nga të gjitha qytetet e Qarkut të Tiranës luftuan me flakët për 4 orë deri në orët e para të ditës së sotme.

Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës.

Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar. Policia evakuoi banorët që jetonin pranë fabrikës dhe bllokoi për disa orë kalimin në autostradën Tiranë-Durrës.

Lëndët kimike që ndodheshin brenda fabrikës si lëndë e parë për prodhimin e bojërave kanë ndihmuar që zjarri të përhapej dhe të shkaktonte dëme të shumta materiale.

SIGURIMI I BIZNESIT

Sigurimi i biznesit është tepër i rëndesishëm. Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun real që  të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj. Ky sigurim ofron mbrojtje financiare për bizneset në rast të dëmtimit ose humbjes së pronës së tyre nga zjarri, përfshirë ndërtesat, pajisjet, inventarin dhe asetet e tjera.

Mbulimi: Sigurimi i pronës së biznesit zakonisht mbulon dëmet e shkaktuara nga zjarri, tymi, shpërthimet dhe rreziqet përkatëse.

Mund të përfshijë gjithashtu mbulim për rreziqe shtesë si goditje rrufeje dhe disa incidente të lidhura me motin.

Zjarri;

Rrufeja;

Eksplozioni;

Rënia e objekteve fluturuese nga lart;

Tërmeti;

Breshëri;

Përmbytja;

Stuhia

Llojet e pronave: Sigurimi mund të mbrojë lloje të ndryshme të pronave komerciale, të tilla si ndërtesat e zyrave, dyqanet me pakicë, magazinat, objektet e prodhimit dhe hotele, restorante etj.

Drejtimi i një biznesi përfshin rreziqe dhe pasiguri të ndryshme.

Të kesh mbulim sigurimi për zjarrin ofron si fillim qetësi mendore, duke ditur që ke mbrojtje financiare kundër një rreziku të rëndësishëm. Kjo ju lejon të përqendroheni në drejtimin e biznesit tuaj pa u shqetësuar shumë për pasojat e mundshme financiare të një zjarri.

SIGURONI BIZNESIN TUAJ SOT. NESËR MUND TË JETË VONË…

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

Whatsapp: 068 606 2829

LEXO EDHE: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat