Një tjetër automjet është djegur në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë mësohet se mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. Sh., është djegur rreth orës 06:55, në lagjen nr. 14, rruga “Partizani”, ndërsa ka qenë i parkuar në rrugë.
Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt në motor).
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.