24.5 C
Tirana
Saturday, July 26, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDigjen disa struktura të investuara për agroturizëm në Jug. Sigurimi që mund...

Digjen disa struktura të investuara për agroturizëm në Jug. Sigurimi që mund ta rikthente të plotë shumën e siguruar

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Senicë në Jug të vendit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, flakët kanë djegur disa banesa.

11 banesa, mes të cilave pjesa më e madhe e tyre të përshtatura si struktura akomodimi për bujtina dhe agroturizëm, janë shkrumbuar plotësisht.

Kryesisht, të gjitha, investime të reja me fokus agroturizmin.

Dy pyetje na lindin natyrshëm:

Cilat do të ishin përfitimet e strukturave të akomoduara sikur të ishin të siguruara? 

Produktet e sigurimit për hotelerinë në SIGAL

SIGAL, për këta investitorë, ofron të paktën tre produkte të mirëmenduara sipas nevojave të tregut ndërkombëtar:

  1. Sigurimi i përgjegjësisë publike në hotele dhe restorante- që është edhe detyrim ligjor,
  2. Sigurimi i pronës dhe aseteve të tjera të biznesit dhe
  3. Sigurimi i punonjësve nga aksidentet.

Për t’i përftuar tre produktet tona skema është e thjeshtë: përfitimet janë të qarta. Kostot janë fare minimale e lehtësisht të përballueshme për strukturat hoteliere apo të ngjashme me to.

Mirëpo në shembullin e ardhur nga Jugu, ajo që më së shumti vlen është:

Sigurimi i pronës dhe i aseteve të tyre të biznesit 

Asnjë strukturë turistike, për asnjë rast apo mundësi, nuk është imune, e paprekshme apo e paarritshme nga dëmet, që mund të shkaktojë një fatkeqësi natyrore, zjarr aksidental, përmbytje.

Sigurimi nga zjarri do t’u kishte rikthyer, secilës prej këtyre strukturave, në kohë rekord, brenda 30 ditëve punë, vlerën e plotë të dëmit të siguruar me vetëm 0.1% si çmim të primit.

Nëse secila syresh ka qenë investim prej 200 mijë eurosh, 200 euro prim i secilës do t’i zhdëmtonte 200 mijë euro, duke qenë plotësisht të shkrumbuara.

Sigurimi i pronës garanton siguri financiare të operatorëve në turizëm dhe vazhdimësi të aktivitetit në raste dëmi apo humbjesh, duke i mbrojtur investimet dhe marrëdhëniet afatgjata me klientët.

Tërmet, zjarr, apo cilado fatkeqësi natyrore, nuk e le sipërmarrjen në pikën zero pas dëmtimit, sepse siguruesi, përmes zhdëmtimit, e ndihmon atë të rikthehet në kohë rekord në treg.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat