11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaDieta mesdhetare ul mundësinë e prekjes nga demenca

Dieta mesdhetare ul mundësinë e prekjes nga demenca

Një dietë e pasur me arra, produkte deti dhe perime, mund të ulë rrezikun e prekjes nga demenca. Sipas të dhënave më shumë të siguruara nga studimi me pjesëmarrjen e 60.000 britanikëve rreziku, dieta e pasur mesdhetare mund të ulë rrezikun e demecës.

Të dhënat sugjerojnë se ngrënia e shumë ushqimeve me bazë bimore mund të ketë një “efekt mbrojtës” kundër demencës, pavarësisht nga rreziku gjenetik i një personi, për të cilin studiuesit thanë se mund të formojë bazën për strategjitë e ardhshme të shëndetit publik nëse kërkimet e mëtejshme konfirmojnë gjetjet e tyre.

Bashkautorja e studimit, Janice Ranson, një studiuese në Universitetin e Exeter, tha se gjetjet nga ky studim i madh i bazuar në popullatë nënvizojnë përfitimet afatgjata të shëndetit të trurit nga konsumimi i një diete mesdhetare, e cila është e pasur me fruta, perime, drithërat dhe yndyrnat e shëndetshme.

Sipas studimit të realizuar gjatë gati nëj dekade kishte 882 raste të demencës, por rreziku i prekjes nga kjo sëmundje zvogëlohej me 23%  te personat që ndiqnin një dietë të pasur mesdhetare se sa te ata që hanin ndryshe.

Gjithsesi studim i publikuar në The Guardian, thekson se kjo dietë ulë rrezikun e prekjes nga të gjitha format e demencës dhe jo specifikisht të Alzheimerit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat