Regjimi ushqimor mesdhetar është mbrojtës i veshkave. Përveç se shpesh herë është etiketuar si mënyra më e shëndetshme e të ushqyerit, regjimi mesdhetar ka një sërë efektesh positive të tjera.
Parandalon problemet kardiovaskulare, forcon sistemin imunitar, eviton stresin oksidues, por ndihmon në ngadalësimin e dëmeve në veshka tek personat që vuajnë nga diabeti.
Një grup ndërkombëtar kërkuesish, kanë bërë një eksperiment me dy grupe personash që vuanin nga diabeti, ku grupi 1 duhej te konsumonte gatim mesdhetar, grupi tjetër, një regjim po të shëndetshëm, me në përbërje më shumë karbohidrate e më pak yndyrna.
Vrojtimi ka zgjatur 5 vjet dhe ndryshimet kanë qënë domethënëse, pavarësisht se përballe ishin dy regjime që konsiderohen si më të shëndetshmet. Dhe sërish përbërjet e dëmshme në organizëm ishin shumë me tepër tek pacientët në grupin 2.
Studimi i publikuar në revistën shkencore Diabet dhe Metabolizëm, vë theksin në mënyrë të përsëritur se regjimi mesdhetar sjell vërtet shumë benefite për organizmin e njeriut, pasi përtej se e balancuar, aktivizon shumë herë më mirë procesin e dizintoksikimit, që është mekanizmi që eleminon substancat e dëmshme nga trupi i njeriut.