13.5 C
Tirana
Friday, November 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDiabeti, afro 100 mijë të prekur në Shqipëri/ Mjekët: Po rriten komplikacionet

Diabeti, afro 100 mijë të prekur në Shqipëri/ Mjekët: Po rriten komplikacionet

Diabeti, një nga shkaktarët kryesorë të rritjes së fataliteteve nga sëmundjet kronike në popullatë ka prekur afro 100 mijë persona në Shqipëri.

Sipas mjekëve endokrinolog, vetëm në Tiranë rezultojnë të prekur 30 mijë persona.

Florian Toti, mjek endokrinologNumri është 4 mijë raste të reja në vit, por numri real i personave me diabet në Shqipëri është mbi 95 mijë persona të njohur me diabet dhe vetëm në rrethin e Tiranës kemi rreth 30 mijë persona.

Bluzat e bardha ngrejnë shqetësimin për mosdiagnostikimin e të gjithë popullatës, ku afro 30% e personave me diabet nuk e dijnë që vuajnë prej saj. Kjo sipas bluzave të bardha ka bërë që të rriten edhe komplikacionet që lidhen direkt me këtë sëmundje.

Rreth 20-30% e personave të prekur me diabet nuk janë diagnostikuar. Ne po vëmë re një shtim të rasteve me edemaokulare, me këmbë diabetike sepse në të gjithë komplikacionet e diabetit është e rëndësishme parandalimi.”

Duhet që kontrolli Check Up të shtrihet edhe tek personat mbi 70 vjeç pasi tek kjo grupmoshë, sëmundjet janë më të shprehura.”

LEXO EDHEPse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA

Mjekët rekomandojnë matjen e glicemisë edhe në farmaci në mënyrë që sëmundja të kapet herët dhe të trajtohet, duke shmangur kthimin në një person diabetik.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat