17.5 C
Tirana
Saturday, June 14, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDetarët mund të sigurohen duke lundruar online në SIGAL

Detarët mund të sigurohen duke lundruar online në SIGAL

Pak ditë më parë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare bllokuan 41 mjete lundruese në Ksamil për shkelje të ndryshme ligjore, kryesisht me mungesë të dokumentacionit.

Pothuajse në prag të çdo vere, me aksione që shtrihen demostrativisht edhe përgjatë muajve të nxehtë, policia kufitare prej vitesh ndërmerr aksione të ngjashme kontrollore e ndëshkimore.

Ngjarjet e rënda me kosto materiale dhe shpesh me kosto jetën e pushuesve apo udhëtarëve në të shkuarën, nxorën zbuluar një shkujdesje të theksuar në drejtim të dokumentacionit të mjeteve të vogla lundruese.

41 masat ndëshkimore vetëm në bregun e Ksamilit nxorën në pah një detyrim ligjor për të gjithë poseduesit e mjeteve lundruese: siguracionin.

34 nga 41 masat ndëshkimore ndaj mjeteve lundruese nga kontrolli i datës 10 qershor në brigjet e Ksamilit lidheshin vetëm me mungesën e dokumentacionit, kryesisht të siguracionit.

Pjesës më të madhe të këtyre mjeteve u mungonte sigurimi i detyrueshëm i mjeteve të vogla lundruese, në shkelje të ligjit 32/2021.

Ky sigurim mbulon deri në gjysëm milionë euro dëme ndaj palëve të treta në ujrat detare dhe në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë.

Në Shqipëri, ky sigurim mund të ofrohet nga lideri i sigurimeve në vend, SIGAL INSURANCE GROUP.

Për një çmim thuajse minimal të policës, që nis nga 6 mijë Lekë në vit, SIGAL mbulon dëme financiare deri afërsisht gjysëm milioni euro.

Po ashtu, SIGAL, për pronarët e mjeteve të vogla lundruese që duan të lundrojnë jashtë ujërave territoriale të Shqipërisë dhe të prekin portet e Detit Mesdhe, ofron edhe sigurimin vullnetar për mjetet e vogla lundruese, që ngjason me kartonin jeshil të mjeteve motorike duke nisur nga 8 mijë Lekë për periudha 3-mujore.

Ky sigurim mbulon dëme shumëmilionëshe euro në ujrat ndërkombëtarë ne perputhje me Legjislacionin në fuqi te vendeve qe prekin detin Mesdhe.

Pajisja me sigurimin e detyrueshëm dhe atë vullnetar, siguron qarkullimin e lirë dhe pa pengesa ligjore në ujrat kombëtarë dhe ndërkombëtare dhe e zhvesh pronarin e mjetit lundrues nga përgjegjësitë financiare të dëmeve të shkaktuara aksidentalisht nga ai.

Poseduesit e mjeteve lundruese këtë detyrim ligjor në SIGAL mund ta përmbushin lehtë duke lundruar online në adresën e meposhtme ose duke kontaktuar ne: [email protected]

ose

https://sales.sigal.com.al/onlineinsurancepolicy/#klikProdukt

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat