0.5 C
Tirana
Saturday, December 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDestinacionet/ Zgjerohet harta e vendeve ku shqiptarët shkojnë për të festuar

Destinacionet/ Zgjerohet harta e vendeve ku shqiptarët shkojnë për të festuar

Viti i ri nuk festohet vetëm në shtëpi me darkën tradicionale familjare por ka edhe nga ata shqiptar që për festa zgjedhin që të udhëtojnë.

Për këtë fundvit kërkesat kanë qenë të larta. Për krishtlindje destinacionet e preferuara ishin endet e ftohta e me drita shumë që përcollën atmosferën festive, ndërsa për vit të ri shqiptarët kanë zgjedhur të qëndrojnë larg borës.

“Ka pasur goxha kërkesa. Vendet e preferuara kane qenë vendet e Ruropës Perëndimore, kryeqytete zakonisht, Praga, Viena, që ofrojnë dhe tregjet e krishtlindjeve dhe kanë një atmosferë mjaft festive. Rezervimet më të shumta për fundvit kanë qenë për emiratet e bashkuara, për Dubain”, thotë Fiori, tour operator.

Por ka dhe nga ata shqiptar që u kanë qëndruar besnik pushimeve patriotike.

“Patjetër që kërkesa më të dha ka pasur për jashtë vendit, gjithashtu dhe rezervime por nuk ka mbetur pas dhe pjesa e Kosovës dhe Brezovica, mali Sharrit dhe patjetër edhe Korca, që është e mbipopulliar për fundvit”, tha ajo.

Në krahasim me vitin e shkuar, paketat e pushimeve kanë kushtuar më tepër. Rritja ka varjuar nga 20-40% më shumë, por sërish prenotimet kanë qëndruar në të njëjta nivele.

LEXO EDHE“Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat