Udhëtari i ri post-pandemik është më i informuar, më i ndjeshëm dhe më i vetëdijshëm ekonomikisht. Këtë e dëshmojnë gjurmët që ai lë gjatë përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të udhëtimit turistik. Aventura dhe garancia, post-pandemisë, shihen si bashkërrugëtarë dhe krahas shpenzimit për aventurë, turisti post-pandemik po shpenzon më tepër për garancitë, për siguritë financiare të rrugëtimit.
Kjo nuk ka rritur vetëm numrin e policave të marra për udhëtim, por edhe shumën mesatare të mbulimit të zgjedhur nga udhëtarët në nivel global. Turistët po blejnë më shumë polica dhe po paguajnë më shumë prime sigurimi për më shumë mbulime të të papriturave të udhëtimit: ky është trend global.
Ajo çka bie më shumë në sy është se 45% më shumë po sigurohen udhëtarët veçanërisht drejt destinacioneve jo të zakonshme.
Rritja është veçanërisht e theksuar te udhëtarët individualë dhe turistët aventurierë që vizitojnë vende si Sejshelles, Vietnami, Sri Lanka dhe Kenia, ku shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe sistemi logjistik ndonjëherë janë të pamjaftueshme.
Sigurimi ndërkombëtar i udhëtimit është një domosdoshmëri në planifikimin bashkëkohor të udhëtimit, për shkak të shqetësimit gjithnjë e më të madh për rreziqe të mundshme si emergjencat mjekësore, anulimet e udhëtimeve dhe humbjet e bagazheve.
Zhvendosja drejt përdorimit digjital të sigurimeve është një tjetër tendencë. Udhëtarët kërkojnë lëshimin e policave në kohë reale, kërkesa të vlefshme globalisht 24/7 dhe aplikacione që ndjekin kërkesat 24/7.
Në përgjigje, kompanitë e sigurimeve po ofrojnë sisteme kërkesash të drejtuara nga inteligjenca artificiale dhe shërbime mbështetëse shumëgjuhëshe që përputhen me kërkesat e udhëtimeve ndërkombëtare.
Rritja e papritur në numrin e njerëzve që po blejnë sigurim udhëtimi është një tregues i një lëvizjeje më të madhe drejt udhëtimit të përgjegjshëm.
Meqenëse turizmi ndërkombëtar po diversifikohet dhe njerëzit nuk po zgjedhin më rrugët tradicionale, është gjithmonë e dobishme të kesh një sigurim të plotë si shoqërues udhëtimi.
Ndërsa siguruesit po përmirësojnë vazhdimisht veçoritë e mbulimit dhe gjerësinë e rrjeteve të mbështetjes, udhëtarët tani mund të shkojnë në vende të reja pa u shqetësuar, sepse e dinë që janë të mbuluar financiarisht kundër sfidave të panjohura.
Udhëtari shqiptar dhe SIGAL INSURANCE GROUP si mundësi e artë
Për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, pavarësisht kohës së qëndrimit, SIGAL Insurance Group ofron një paketë të shkëlqyer që mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore dhe për sëmundje akute, që mund t’u ndodhin gjatë qëndrimit në një shtet të huaj.
Shpenzimet për emergjencat mjekësore në rast sëmundje jashtë Shqipërisë, shpenzimet e riatdhesimit dhe emergjencat dentare të gjitha të përfshira brenda siguracionit.
Duke filluar nga 5 euro për secilën, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në rajon, ofron polica që garantojnë edhe rimbursimin e biletës në rast anulimi të udhëtimit, zhdëmtim për vonesë apo humbje bagazhesh dhe teleshëndet.
Po ashtu, ofrohet sigurimi nga SIGAL edhe për shtetasit e huaj ose emigrantët shqiptarë që udhëtojnë në Shqipëri, sigurim i cili mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore, për aksidente ose sëmundje akute që mund të ndodhin gjatë qëndrimit në Shqipëri, deri në 10,000 euro.
Këto paketa mund të blihen edhe online për 45 sekonda në Sigal.com.al




