Është dënuar me një vit burg këngëtari Luiz Ejlli, pasi falsifikoi dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive.
Sipas prokurorisë së Fierit, Ejllit megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me një tjetër person, kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, mëson A2.
Më pas bashkëpunëtori i Ejllit në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë.