28.5 C
Tirana
Friday, July 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDëmtimi nga fqinji? Sigurimi KASKO në SIGAL të mbulon

Dëmtimi nga fqinji? Sigurimi KASKO në SIGAL të mbulon

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Demir Zyko”, ishte djegur një automjet, organizuan operacionin e koduar “Blaze”, me qëllim zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Si rezultat i hetimeve, bazuar dhe në pamjet filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi.

Një shtetas, 60 vjeç, banues në rrugën “Demir Zyko” u arrestua.

Ky shtetas dyshohet se më datë 06.07.2025, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse automjetin e fqinjit të tij, shtetasit R. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

PIKËPYETJE TË PËRLIGJURA:

Rezultatet e mëtejshme të hetimit nuk janë pjesë e interesit të lexuesit tonë.

Ajo që vlen në këtë rast është pyetja: A mund ta sigurojmë automjetin tonë nga një veprim i tillë keqdashës?

Nëse personi i arrestuar do të ishte duke dëmtuar makinën tuaj, a do të ishte e mundur ta riparonit dëmin falë siguracionit?

Në ç’mënyrë?

Përgjigjja në këtë rast është pozitive.

SIGAL ofron sigurimin e automjetit nga akte keqdashëse, konkretisht nga dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.

Sigurimi përmes të cilit ky mbulim është i mundur është KASKO.

Në SIGAL klienti mund të zgjedhë midis 5 modeleve të sigurimit KASKO, në 2 prej të cilave përfshihen edhe dëmtimet nga aktet keqdashëse.

Opsionale mes këtyre dy modeleve është përzgjedhja e mbulimit ose jo të vjedhjes së pjesshme.

Të dy modelet, që mbartin edhe dëmtimin dashakaqës, përveç zgjedhjes opsionale të vjedhjes së pjesshme, përfshijnë në brendi: thyerjen e xhamave, zjarrin, rrufenë, eksplozionin, dëmtimin në parkim, AUTOSOS, GPS, si edhe mbulim jashtë Shqipërisë.

Në SIGAL mund ta llogarisësh koston e polices KASKO në mënyrë autonome, ONLINE:

Llogarit Kasko – SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat