2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaDëmtimet e lëkurës nga ekspozimi i tepërt në diell

Dëmtimet e lëkurës nga ekspozimi i tepërt në diell

Ekspozimi në diell për një kohë të gjatë dhe pa u mbrojtur mund të shkaktojë probleme serioze në lëkurë.

Mjekja dermatologe Blerta Gjoni rendit disa nga këto dëmtime gjatë kësaj periudhe.

Rrezatimi diellor është një ndër arsyet kryesore që disa sëmundje të lëkurës përkeqësohen ose i nxjerr më në pah. Kurse sëmundjet e lëkurës që janë më depigmentimin siç është viligioja, është një nga sëmundjet që duhet të kenë më shumë vëmendje kur dalin në rrezet e diellit, por edhe sëmundje të tjera siç është lupusi ose fotodermatoza, që kanë një kanë një lloj ndikimi nga rrezatimi diellor. Dhe të sëmurë të tillë që realisht i kemi kronikë ose kanë shpërthimet e para duhet të jenë jashtëzakonisht të vëmendshëm për të pasur edhe terapinë e duhur, por edhe mbrojtjen nga rrezatimi diellor”.

Specialistja thotë për Klan se duhet treguar kujdes edhe për nishanet e ndryshme, pasi për shkak të rrezeve të diellit mund të shkaktohen probleme serioze.

“Personat që kanë nishane duhet të kenë kujdes në vendosjen dhe në ruajtjen e tyre me kremrat mbrojtës për fototipet e lëkurës. Formatuarat  lëkurës në raste të tilla një prej shkaktarëve shpërthyes ose që ndikon në përkeqësimin e tyre pa e ditur që peroni mund të ketë është rrezatimi diellor. Në moment të tilla nëse pacientët shohin elemente dyshuese në zonat e ekspozuara siç është pjesa e shpatullave, krahët ose pjesa e fytyrës detyrimisht duhet të shkojnë pranë një mjeku dermatolog”.

 

“Rrezet e diellit kanë edhe atë pozitivitetin e vet, pra disa sëmundje edhe i përmirëson. Pra kemi raste kur kemi të bëjmë me sëmundjet e psoriazës ose format e ekzemës ose forma që realisht rrezet e para të diellit ose ato të vona e ndihmojnë dhe e përmirësojnë”.

Specialistet këshillojnë që gjatë ekspozimit në diell të përdoren kremra mbrojtës, kapele dhe të shmangen oraret e mesditës që rrezet janë më të forta.

LEXO EDHEÇfarë i bën i nxehti trupit tonë dhe kush është më i rrezikuar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat