15.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDëmi i pallogaritshëm në Florida, çfarë la pas uragani “Milton”

Dëmi i pallogaritshëm në Florida, çfarë la pas uragani “Milton”

Pas largimit të uraganit Milton, shkalla e shkatërrimit dhe dëmtimit në të gjithë Florida është duke u përllogaritur nga autoritetet, teksa gjithçka ka mbetur pas janë rrënojat dhe gërmadhat.

 

Stuhia u shfaq të mërkurën në mbrëmje pranë Siesta Key, Florida, si një stuhi e rrezikshme e kategorisë 3 përpara se të shpërthejë në shtet si një stuhi e kategorisë 1, duke shkatërruar shtëpi, rrugë, linja elektrike, pemë dhe ndërtesa.

 

Të paktën 15 njerëz kanë vdekur në rrugën e shkatërrimit të Miltonit, e cila solli një stuhi shkatërruese në pjesë të bregut perëndimor të Floridës dhe tornado vdekjeprurëse në lindje të saj.
Paraprakisht, autoritetet shprehen se uragani mund të ketë lënë pas edhe shumë viktima.

 

Stuhia është e rrallë në llojin e saj, pasi shfaqet njëherë në 1000 vite,  në disa zona, si në Shën Petersburg.

 

Operacionet e shpëtimit: Gati 1,000 njerëz janë shpëtuar deri më tani. Nuk munguan as rastet dramatike, ku një ekip lajmesh shpëtoi një nënë beqare dhe 4 fëmijët e saj, të cilët mbetën të bllokuar në ujërat e përmbytjeve për 7 orë.

 

Më shumë se 2.6 milionë banorë në të gjithë shtetin janë ende pa energji elektrike që nga mbrëmja e së enjtes.

LEXO EDHEUragani “Milton”/ Deri tani rreth 125 banesa u shkatërruan, kostot parashikohen në dhjetëra miliardë $

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat