Kompanitë e sigurimeve paguan 128 milionë lekë ose rreth 1.1 milionë euro në dy muajt e parë të këtij viti për dëmet e shkaktuara nga automjetet shqiptare jashtë vendit.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vlera e dëmeve në produktin e “Kartonit Jeshil” është rritur me 174% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Periudha post-pandemi ka sjellë një rritje të ndjeshme të turizmit dalës të shqiptarëve jashtë vendit.
Sipas të dhënave nga INSTAT, vitin e kaluar daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit u rritën me 40% krahasuar me vitin 2021.
Rritja ka vazhduar të ruajë ritme të ngjashme edhe për dy muajt e parë të vitit 2023. Pjesa më e madhe e daljeve jashtë vendit kryhen në rrugë tokësore dhe kjo është reflektuar edhe në rritjen e primeve të sigurimit nga “Kartoni Jeshil”.
Për vitin e kaluar, primet e shkruara bruto për këtë produkt u rritën me 38% krahasuar me vitin 2021, ndërsa rritja ka vazhduar edhe për dy muajt e parë të këtij viti, me 14.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sa i përket 8 kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria kryeson tregun duke zënë 25% të tregut.
Tregu janar-shkurt 2023
Rritja e numrit të shqiptarëve që po udhëtojnë jashtë vendit me automjetet e tyre po sjell edhe një shtim të dëmeve të shkaktuar prej tyre.
Sa i përket kompanive, sërish SIGAL UNIQA Group Austria rezulton ajo që ka paguar më shumë dëme gjatë 2 muajve të parë të 2023.
Sipas AMF, nga 128,405,000 Lekë të paguara në total nga 8 kompanitë, SIGAL UNIQA rezulton të ketë paguar rreth 42,000,000 Lekë dëme.
Po përse zgjedhin “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA?
Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil” tek SIGAL UNIQA dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL UNIQA ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti.
Kështu, ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
Çfarë mbulon sigurimi “Karton Jeshil”?
- Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil SIGAL” dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
- SIGAL ju ofron mundësinë që të blini sigurimin “Karton Jeshil” online, nga celulari apo laptopi juaj, duke kursyer kohën tuaj.
- Duke blerë “Karton Jeshil” pranë SIGAL atëherë përfitoni edhe një tjetër bonus: çdo klient që blen pranë SIGAL-it Siguracionin “Karton Jeshil” përfiton FALAS Asistencën Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.
Ofertat e SIGAL UNIQA Group Austria:
“Karton Jeshil” e shoqëruar me SIGAL UNIQA Autosos
Bashkë me Kartonin Jeshil, ju mund të zgjidhni të blini edhe asistencë rrugore “SIGAL UNIQA Autosos në Europë për një periudhë 1 mujore ose 1 vjeçare, e cila mbulon:
- Qendër kontakti në gjuhën shqipe
- Shërbim karroatreci
- Riparim në vend
- Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
- Parkim
- Akomodimi në hotel
- Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit
“Karton Jeshil” e shoqëruar me Teleshëndet
Nëse bleni këtë siguracion me prim duke nisur nga 130 euro përfitoni falas edhe shërbimin novator “TeleShëndet”.
Me “TeleShëndet”, ju mund të konsultoheni me një mjek të licensuar, audio ose video, në çdo orë të ditës apo natës, për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni.
Sa kushton “Kartoni Jeshil”?
Çmimi i Kartoni jeshilit që njihet ndryshe si certifikatë ndërkombëtare, është në varësi të tipit të mjetit motorik dhe kohëzgjatjes.
Shikoni tabelën e çmimeve këtu ose merrni ofertë online duke klikuar këtu.
LEXO EDHE: Bajram e Pashkë, i festojmë bashkë… Edhe me SIGAL UNIQA
Nëse ju nevojitet më shumë informacion, mund të shkruani në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]
Udhëtoni të sigurt kudo jashtë Shqipërisë me sigurimin e makinës nga SIGAL UNIQA