17.5 C
Tirana
Wednesday, April 1, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDëmet gjatë ndjekjes policore, a mbulohen nga siguracioni?

Dëmet gjatë ndjekjes policore, a mbulohen nga siguracioni?

Rasti i një të riu në Vlorë, që për t’i shpëtuar ndjekjes policore, shkaktoi dëme materiale dhe shëndetësore te punonjësit e policisë dhe te të tretë, ngre një pyetje shumë interesante nga perspektiva e siguruesve:

A mbulohen, apo përjashtohen nga mbulimi i siguracionit dëmet ndaj të tretëve që shkakton një drejtues mjeti ndaj të tretëve?

Nga rasti nuk njohim shumë detaje, por i diskutuar rasti vetëm në parim, sepse që të dalim te një përgjigje përfundimtare na duhen shumë të dhëna të tjera të cilat nuk i njohim, mund të thuhet se përgjigjja është pozitive.

Të tretët e dëmtuar nga një mjet që po i ikën ndjekjes policore, përfiton mbulim nga polica TPL e mjetit.

Kjo situatë nuk bën pjesë te përjashtimet e policës siguruese.

Kompania siguruese ruan të drejtën t’i drejtohet me padi regresi shkaktarit, por palët e treta, edhe pse aksidenti mund të ketë ardhur si pasojë e ikjes nga ndjekja policore, përfitojnë dëmshpërblim.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat