Prej më shumë se një muaj, kompanitë e sigurimeve në Sllovaki kanë regjistruar dëme të mëdha, të shkaktuara nga reshjet ekstreme dhe përmbytjet të muajit shtator.
Një javë pas përmbytjeve u raportuan 4,400 dëme të siguruara, por tashmë numri i tyre ka arritur pothuajse në 11,000.
Dëmi më i lartë i vlerësuar tejkalon 300,000 eurot ndërsa shuma e dëmeve të raportuara tejkalon 16.7 milionë eurot.
Por sipas Shoqatës Sllovake të Siguruesve, vlerësimet totale të dëmeve kanë arritur tashmë në rreth 21 milionë euro.
LEXO EDHE: Raporti i Rreziqeve, “AXA”: Ndryshimet klimatike, shqetësimi kryesor i ekspertëve në çdo kontinent