13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Dëmet e shkaktuara nga moti ekstrem po rriten'/ Çfarë propozon CEO i...

‘Dëmet e shkaktuara nga moti ekstrem po rriten’/ Çfarë propozon CEO i “UNIQA Insurance Group”

“UNIQA Insurance Group” publikoi ditën e sotme raportin për 6-mujorin e parë të vitit 2024.

 

Fitimet para taksave u rritën me 19% duke arritur në 277.5 milionë euro.

Primet e shkruara gjithashtu u rritën, duke arritur në rreth 4.1 miliardë euro ose 8,8% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Në rritje kontribuan veçanërisht sigurimi i pronës (+ 10.7%) dhe sigurimi shëndetësor (+ 10.2%).

 

Rritja e ekspozimit ndaj motit ekstrem

 

Ngjarjet ekstreme të motit, tëi lidhura me ndryshimet klimatike, po ndikojnë gjithashtu edhe tek kompanitë e sigurimeve.

Në vitet dhe dekadat e fundit, sasia e dëmeve nga moti që ne u paguajmë klientëve tanë është rritur ndjeshëm“, shprehet CEO i “UNIQA”, Andreas Brandstetter të enjten.

Sipas tij, ngjarje të tilla “jo vetëm që nuk po ulen, por përkundrazi po rrisin barrën e tyre“.

 

Në gjysmën e parë të vitit, sipas tij, UNIQA pagoi rreth 74 milionë euro dëmshpërblime që lidhen me fatkeqësitë natyrore. Shifër pak më e ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, “por viti 2024 nuk ka përfunduar ende”, thekson Brandstetter.

Ndër të tjera, ai iu referua stuhive të fundjavës së shkuar dhe dëmeve që ajo la, të cilat ende nuk janë reflektuar në shifrat e kompanisë.

LEXO EDHE: VIDEO/ Më të mëdhatë në 152 vitet e fundit, përmbytjet bëjnë kërdinë në Vjenë

Austria, veçanërisht e prekur nga përmbytjet

 

Austria është veçanërisht e prekur nga ngrohja globale dhe pasojat e saj, si përmbytjet, për shkak të vendndodhjes së saj si një vend pa dalje në det dhe topografisë së saj, vuri në dukje Brandstetter.

Prandaj, CEO i “UNIQA” mbështet integrimin e mbulimit të fatkeqësive natyrore në sigurimin ekzistues nga zjarri. Një model i tillë do të kërkonte kontribute nga njerëzit që nuk jetojnë në zona veçanërisht të prekura nga fatkeqësitë natyrore.

Për të prekurit, sipas tij, kjo mund të garantojë një të drejtë ligjore për kompensim “për 100% të vlerës të objekteve të siguruara.

 

Duke patur parasysh ndryshimet gjithnjë e më të dukshme klimatike, Brandstetter kundërshton logjikën se përse politikanët po mbyllin sytë dhe veshët për një kohë të gjatë.

 

Siç vuri në dukje ai, “UNIQA Insurance Group” dëshiron të japë një kontribut në parandalimin e dëmeve të shkaktuara nga kriza klimatike. Për këtë arsye, ajo themeloi së fundmi kompaninë e saj konsulente me qëllim përgatitjen e kompanive për krizën klimatike dhe minimizimin e rreziqeve përkatëse, “UNIQA Sustainable Business Solutions”.

LEXO EDHE: “UNIQA Sustainable Business Solutions”/ Zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme për kompanitë

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat