15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDëme katastrofike nga përmbytjet në Afrikën Veriore

Dëme katastrofike nga përmbytjet në Afrikën Veriore

Dëme katastrofike dhe përmbytje të fuqishme. Stuhia “Freddy” ka goditur Afrikën Veriore për të dytën herë brenda këtij muaji.

Mbi 200 persona janë konfirmuar të vdekur. Sasi të mëdha uji, rrëshqitje dherash dhe shtëpi të shkatërruara kanë goditur pjesën më të madhe të Malavisë.

Qendra tregtare e Malavi, Blantyre, ka regjistruar shumicën e vdekjeve, duke përfshirë dhjetra fëmijë. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se shkatërrimet nga përmbytjet do të përkeqësojnë shpërthimin e kolerës në Malavi.

Qeveria ka shpallur një gjendje fatkeqësie në 10 rrethe jugore që janë goditur më rëndë nga stuhia. Në dispozicion janë vendosur ekipe të shpëtimit për të gjetur njerëz të cilët dyshohen se janë të bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.

Komunitetet e varfëra me popullsi të dendur janë goditur më rëndë. Shembja e rrugëve dhe urave kishte penguar operacionet e shpëtimit, ndërsa helikopterët nuk mund të përdoreshin për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta.

“Freddy” është cikloni tropikal më i fortë i regjistruar dhe gjithashtu mund i gjatë në një periudhë kohore, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po i bën stuhitë tropikale në mbarë botën më intensive.

Shqipëria është një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet

Sipas revistës “Nature”, Shqipëria është një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet.

Ajo renditet në vendin e 20-të në botë për nga përqindja e popullsisë në rrezik.

Rreziku për Shqipërinë është theksuar edhe në një raport të Bankës Botërore ku shkruhej se fatkeqësitë natyrore në vendin tonë, si stuhitë e forta dhe përmbytjet, po bëhen më të shpeshta, të paparashikueshme dhe të rënda për shkak të ndryshimeve klimatike.

“Ndryshimet klimatike pritet të rrisin rrezikun dhe intensitetin e përmbytjeve dhe reshjeve, duke çuar në rritjen e rrezikut të humbjeve të jetës, dëmtimit të pronave dhe infrastrukturës nga përmbytjet e drejtpërdrejta dhe/ose rrëshqitjet e dheut dhe erozioni i tokës”.

Gjithashtu bëhet me dije se më shumë se 4 mijë ngjarje fatkeqësish janë regjistruar në Shqipëri nga viti 1851 deri në 2013, ku shumica (33%) janë ngjarje meteorologjike, të ndjekura nga ngjarjet klimatologjike (22%), hidrologjike (21%) dhe rrëshqitjet e tokës (14%) Pjesa e mbetur, rreth 10%, ishin ngjarje gjeofizike, biologjike dhe teknologjike.

LEXO EDHE86% e territorit të Shqipërisë e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore/ Siguracionet që mbrojnë pronën dhe automjetin tuaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat