Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi dje raportin pasqyrues të tregut të sigurimeve në vend.
Raporti përfshiu tremujorin e parë të këtij fillimviti, përkatësisht periudhën janar-mars 2025. Sipas raportit në fjalë, përgjatë periudhës janar-mars 2025, tregu i sigurimeve u rrit me 7.09% po të krahasohet me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 5,598,428,000 Lekë është vëllimi total i tregut shqiptar të sigurimeve përgjatë 3-mujorit të parë të vitit 2025. 11.9% kontrata më tepër janë shkruar përgjatë 3 muajve të parë vitit 2025. 6.45% prime të shkruara bruto dhe 9.64% kontrata sigurimesh më shumë janë regjistruar në tremujorin e parë të këtij viti në lidhje me veprimtarinë e sigurimeve të Jo-Jetës, po të krahasohet me tremujorin e një viti më parë. 13.67% prime të shkruara bruto dhe 31.49% kontrata sigurimesh më shumë janë regjistruar në tremujorin e parë të këtij viti në lidhje me veprimtarinë e sigurimeve të Jetës, krahasuar me tremujorin e një viti më parë. Gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2025 janë paguar 3.77% më pak dëme se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të njëjtën periudhë, 6.45% më i madh është numri i kontratave të sigurimeve
|