Çdo vit, kompanitë e mëdha zbulojnë mbi 100 tentativa mashtrimi. Një pjesë refuzohen në pagesën e dëmit. Shumë të tjera përfundojnë në ndjekje penale, sipas nenit 145 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Mashtrimi fillon shpesh që në nënshkrimin e kontratës: mosdeklarimi i saktë i rrethanave përbën shkelje të rëndë.
Kontrata e sigurimit është dypalëshe. Mungesa e korrektesës nga njëra palë e minon dhe e bën të pavlefshme. Në rastin konkret, i siguruari, ka të drejtë të deklarojë me saktësi dhe vërtetësi të plotë rrethanat dhe gjendjen e përpara marrjes në sigurim.
Ligji është i qartë. Neni 145 parashikon se paraqitja e rrethanave të rreme, ose krijimi i tyre për të përfituar sigurime, dënohet me gjobë ose deri në pesë vjet burg.
Korrektesa është detyrim i dyanshëm
Sot, mashtrimi ndaj kompanive të sigurimit është bërë mision i pamundur. Ato kanë departamente hetimore me ekspertë, burime njerëzore të specializuara, rrjete informacioni dhe teknologji të avancuara që gjurmojnë çdo rast.
Edhe kur tentohet tjetërsimi i një aksidenti, përmes fotove apo ndryshimit të vendngjarjes, provat dhe faktet mbeten të patjetërsueshme. E njëjta gjë vlen për sigurimet e shëndetit kur fshihen sëmundjet pararendëse, për automjete të dëmtuara më parë, apo prona me probleme.
Kompanitë shqiptare, ashtu si ato në botë, kanë ngritur struktura të posaçme investigative.
Ato përdorin metoda moderne të hetimit policor, mjete speciale, ekspertizë mjekësore dhe kontroll profesional. Në rastet e shëndetit, mjekët zbulojnë lehtësisht sëmundjet e fshehura. Në pasuri e automjete, çdo e pavërtetë del në pah.
Prandaj, çdo përpjekje për mashtrim nuk dëmton kompaninë, por vetëm vetë të siguruarin dhe kontratën e tij.
Deklarimi i saktë dhe i plotë në momentin e nënshkrimit të sigurimit është detyrim thelbësor.
Vetëm korrektësia dhe e vërteta garantojnë që kontrata të mbrojë të siguruarin dhe të ketë vlerë ligjore. Çdo shmangie apo mashtrim nuk i sjell përfitim askujt, përkundrazi, e kthen sigurimin në rrezik dhe humbje të sigurt.