Vendi ynë mbizotërohet nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore.
Më të dendura shirat do të jene në dy skajet veriperëndim – Jugperëndim të territorit ndërsa reshje te dendura dëbore do te bien në zonat malore Lindore.
Parashikohet që orët vijuese të mbeten në ndikimin e reshjeve të shiut dhe dëborës në të gjithë vendin, here pas here do të ketë stuhi të forta ere.
E njëjta situatë e paqëndrueshme atmosferike mbetet edhe gjate natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehte në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Lexo edhe: Me Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA, udhëtimi me makinë i sigurtë edhe në dimër