8.5 C
Tirana
Monday, December 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDëbora zbardh Veriun/ Rrugët të kalueshme, me zinxhirë

Dëbora zbardh Veriun/ Rrugët të kalueshme, me zinxhirë

Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë mbërthyer zonat malore të qarkut Shkodër.

Në akset rrugore që lidhin Tamarën me Vermoshin dhe Bogën me Thethin, trashësia e dëborës arrin deri në 40 cm.

Në terren, firmat kontraktore po kryejnë pastrimin e rrugëve, duke kryer paralelisht kriposjen, pasi temperaturat e ulëta kanë krijuar prezencë akulli në këto segmente.

Autoriteti Rrugor bën me dije se nuk ka asnjë aks të bllokuar, por u kërkohet drejtuesve të automjeteve të lëvizin me goma dimërore, zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Disa fshatra kanë mungesë të energjisë elektrike për shkak të defekteve në sistem.

Reshje dëbore ka pasur edhe në segmentin rrugor Qafë Mali–Fierzë, por pa shkaktuar probleme për qarkullimin.

Pjesa tjetër e territorit të vendit është përfshirë nga reshje shiu.

LEXO EDHE: Frikë për përmbytje/ Sot reshje intensive shiu në 5 qarqe

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat