Rreshje të mëdha dëbore kanë zbardhur disa zona në Kosovë gjatë mbrëmjes së sotme.
E ndonëse jemi në stinën e pranverës, bora është rikthyer në disa qytete si Dragashi, Kaçaniku e Podujeva.
Po ashtu reshje bore ka patur edhe në komunën e Suharekës, ku kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka thënë se ka angazhuar ekipet për hapjen e rrugëve.
LEXO EDHE: Javë me temperatura nën 0 gradë/ “Mbuloni” makinën tuaj me KASKO dhe “SIGAL UNIQA AutoSOS”
Gjithashtu policia e Kosovës i ka bërë thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar.
“Edhe pse jemi në stinën e pranverës dhe shumica e automjeteve në qarkullim mund të jenë me goma të verës, pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta (reshje të shiut, në lokacione të ndryshme mundësi për reshje bore, rrjedhje të ujit në rrugë e po ashtu edhe dëmtim i asfaltit dhe krijim i gropave), kërkohet nga shoferët që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në rrugë, ku me rënien e temperaturave krijohen ngrica që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik”, njofton policia.