13.5 C
Tirana
Thursday, December 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDajti, Kashari e Farka u shtuan me rreth 6 mijë banorë në...

Dajti, Kashari e Farka u shtuan me rreth 6 mijë banorë në vit/ Shifrat: Trendi i periferisë “boshatisi” lagjet e vjetra të Tiranës

Në vitet e fundit, disa zona të Tiranës kanë përjetuar një rritje të konsiderueshme të popullsisë, ku duket qartë tendenca e zhvendosjes drejt periferisë dhe boshatisja e zonave pranë qendrës, të cilat preferoheshin dikur.

Censi i zhvilluar në vitin 2023 na jep një panoramë të qartë të kësaj tendence.

Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, nga vitit 2011-të deri në vitin 2023, rreth 74 mijë qytetarë kanë vendosur vendbanimet e tyre pranë njësisë administrative Dajt, Kashar dhe Farkë.

Po të analizojmë më në detaje shifrat shohim se popullsia në këto tre njësi është rritur me 106% për Kasharin, 74% për Dajtin dhe 60% për Farkën. Pra, mesatarisht, rritja e popullsisë në këto zona është rreth 80.3%, duke reflektuar një trend të fortë urbanizimi dhe zhvillimi në këto lagje.

Me rritje po ashtu, edhe pse modeste, paraqiten njësitë Petrelë dhe Vaqarr me 3.3% dhe 1.3% përkatësisht nga viti 2011-të, në vitin 2023. Rritja në vlerë absolute për këto njësi vlerësohet në 181 dhe 115 banorë në harkun kohor të gati 10 viteve.

Nga ana tjetër, kemi njësi që përgjatë kësaj periudhe kanë njohur një rënie të konsiderueshme të popullsisë.

Në Shëngjergj, Ndroq, Zall Bastar dhe Baldushk “munguan” 809, 866, 567 dhe 697 banorë.

Rënia në përqind në këto njësi varion nga 15% për Baldushkun deri në 37% për Shëngjergjin.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës po ashtu ka shënuar një rënie të popullsisë me 7%.

Pra, dalim në përfundimin se shtimi i popullsisë në Kashar, Dajt dhe Farkë ka peshë të caktuar në rritjen e popullsisë së Tiranës në nivel qarku.

Por çfarë mund të ketë ndikuar në shtimin e këtyre njësive?

E para mund të lidhet me çmimet e banesave. Krahasuar me qendrën e qytetit, zonat periferike ofrojnë çmime më të përballueshme për banesat.

Kjo është një arsye e rëndësishme për shumë familje dhe individë që kërkojnë të blejnë ose të marrin me qira një shtëpi.

Hapësirat më të mëdha dhe urbanizimi mund të jenë një tjetër faktor.

LEXO EDHEPse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat