11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“CrowdStrike” do t'u kushtojë siguruesve deri në 1.5 miliardë dollarë

“CrowdStrike” do t’u kushtojë siguruesve deri në 1.5 miliardë dollarë

Humbjet paraprake për shkak të blackout-it që ndodhi javën e shkuar, parashikohen ti kushtojnë tregut të sigurimeve mes 400 milionë dollarë deri 1.5 miliardë dollarë.

Shifrat i jep “CyberCube”, një firmë e specializuar modelimi për rreziqet dhe ekspozimet kibernetike.

Për ata që nuk janë në dijeni, ndërprerja u shkaktua nga kompania e sigurisë CrowdStrike, e cila dërgoi një përditësim të korruptuar të softuerit për numrin e madh të klientëve të saj.

Sipas Microsoft, përditësimi i CrowdStrike raportohet se ka prekur 8.5 milionë pajisje Windows.

“Përditësimi i gabuar i sensorit të CrowdStrike Falcon dhe ndërprerja përfaqësojnë një humbje prej afërsisht 3-10% të primeve globale në sigurimet kibernetike, që janë 15 miliardë dollarësh sot”, tha CyberCube në një raport të fundit mbi këtë çështje.

Kjo shkallë humbje thuhet se mund ta bëjë ngjarjen “CrowdOut” ngjarjen më të madhe të humbjes me një sigurim të vetëm në historinë e sigurimeve kibernetike gjatë 20 viteve të fundit.

Por “CyberCube” vë në dukje se mund të ketë skenarë shumë më shkatërrues që mund të arrijnë raportet e humbjeve në 234%.

“Si e tillë, ngjarja CrowdOut është një ngjarje e madhe për tregun e sigurimeve kibernetike, por nuk i afrohet potencialit shkatërrues”.

LEXO EDHEKaos në botë, bllokohen linjat ajrore, bankat e mediat/ Çfarë mundëson “Sigurimi nga rreziku kibernetik“ ofruar nga SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat