Komiteti Teknik ka njoftuar sot masat e reja për pandeminë e COVID-19. Një ndër to ishte heqja e kufizimit të numrit të personave deri në 50 në grumbullime në aktivitete të ndryshme dhe mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të këtyre ambienteve.
Për personat që hyjnë në Shqipëri vijojnë të ngelen masat e mëhershme.
“Siç është vënë re dhe në raportimet tona të përditshme situata ka qenë e kontrolluar me qëndrueshmëri. Arsyeja kryesore për këtë situatë të qëndrueshme është vaksinimi, i cili po vazhdon.
Qytetarët që hyjnë nga pikat kufitare duhet të dorëzojnë një nga dokumentet, pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë, provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj. Rezidentët që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura duhet të vetëizolohen. Qytetarët e konfirmuar me Covid të respektojnë izolimin 5 ditë nga koha e konfirmimit”, tha Rakacolli.
Mbeten në fuqi:
- Për të gjithë qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit ose testit PCR negativ të kryer 72 orë para nisjes, dhe për ata që nuk kanë këto dokumente duhet të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Përjashtim nga ky rregull vetëm fëmijët deri në 6 vjeç;
- Qytetarët rezidentë në Shqipëri që nuk kanë asnjë nga këto dokumente, duhet ë njoftojnë autoritetet dhe të izolohen për 5 ditë. Duhet të kryejnë një teste në fund të izolimit.
- Në aeroporte do të lejohet të futen vetëm pasagjerët që udhëtojnë.
- Vijon të mbetet në fuqi përdorimi i maskave në ambientet e mbyllura, dyqane, supermarkete, qendra tregtare dhe ën të gjitha ato ambiente ku nuk mund të sigurohet distancimi fizik
LEXO EDHE: Tashmë më e lehtë të udhëtosh drejt Francës/ Ja rregullat që duhen ndjekur