Pandemia e Covid-19 dhe rritja e plakjes të popullsisë shqiptare pritet që në 10 vitet e ardhshme të shtojë rastet e sëmundjeve kardiovaskulare, pulmonare kronike, diabetin dhe kancerin.
Në “Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030” i botuar në Fletoren Zyrtare theksohet se ecuria e shtimit të rasteve të sëmundjeve jo të transmetueshme do të ndikohet nga pandemia e Covid-19 për shkak të rritjes të rasteve të padiagnostikuara. Mjekët onkologë kanë pohuar se në këtë periudhë pati një shtim të rasteve me stade të avancuara të sëmundjes të kancerit, për shkak të diagnostikimit me vonesë nga frika e infektimeve.
Sipas të dhënave nga raporti i monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë shtrimet në spital për 2020-s ranë 29% krahasuar me një vit më parë.
Në kardiologji dhe kardiokirurgjinë trajtimet e të sëmurëve u ulën 26%, për transplantët e veshkës 63%, për kataraktet 21 % (perdja e syve e cila mund të hiqet vetëm me intervenim kirurgjik), depistimi i kancerit të gjirit 26% edhe ata të trajtuar me radioterapi 8%.
Faktori tjetër që do të ndikojë në shtimin e këtyre sëmundjeve është rritja e nivelit të plakjes të popullsisë.
Dedikuar sëmundjeve të rënda/ “Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA, mbulim deri në 1 milion euro dhe kurim në spitalet më të mira të botës
Sot diagnostikohen me sëmundje të rënda mbi 20,000 raste çdo vit. Por këto sëmundje kërkojnë kujdes të veçantë, kontrolle të vazhdueshme, mjekë të specializuar dhe shpenzime që shumë pak njerëz mund ti përballojnë.
Ndaj shpeshherë dëgjojmë edhe tek njerëzit tanë të afërm se “shiti shtëpinë se kishte bashkëshorten sëmurë”, “mori kredi se kishte djalin sëmurë” apo “u zhyt në borxhe pasi u sëmur”.
Për këtë arsye, SIGAL UNIQA Group Austria ka sjellë këtë paketë unike në tregun shqiptar të sigurimeve dhe jo vetëm, e cila jo vetëm ju mundëson akses në spitalet dhe klinikat më të mira të botës por ju mbron edhe financiarisht.
Përmes siguracionit “Jetë Plus” SIGAL UNIQA sjell një mundësi unike për të marrë shërbime mjekësore në spitalet më të mira në Botë, nëse diagnostikoheni me një sëmundje serioze.
Kjo policë sigurimi mundëson:
– Konfrmimi i diagnozës tuaj nga mjekë të huaj
– Ndërhyrja kirugjikale dhe trajtimi jashtë vendit
– Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizmin apo për ta paguar.
Cilat Sëmundje mbulon kjo policë sigurimi?
– Tumoret malinje (kanceri)
– Ndërhyrjet kirugjikale në zemër (by pass dhe riparim ose zevendesim i valvulave koronare)
– Ndërhyrjet kirugjikale në kokë
– Ndërhyjret kirugjikale në shtyllën kurrizore
– Transplantet nga një dhurues i gjallë
A i mbulon shpenzimet jashtë spitalit? PO
– Procedura e gjetjes dhe pagesa e biletës së udhëtimit vajtje-kthim për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron
– Procedura e gjetjes dhe pagesa e hotelit për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron
– 100 euro në ditë për cdo ditë qëndrimi jashtë vendit
LEXO EDHE: Më të mirët në treg/ Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, rritje e dëmeve të paguara
Çmimi i siguracionit? 200 deri 300 euro në vit.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…
Për më shumë informacion:
Website: www.sigal.com.al
Whatsapp: +355 68 606 2829
E-mail: [email protected]